Këshilli Drejtues ka zgjedhur tre ushtruesit e detyrës së prorektorëve në UPZ

Këshilli Drejtues ka zgjedhur tre ushtruesit e detyrës së prorektorëve në UPZ

04 shkurt 2019 09:28

Këshilli Drejtues i universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e fundit, ka zgjedhur tre ushtruesit e detyrës së prorektorëve.

Sipas njoftimit të publikuar në ueb faqen e UPZ-së, një vendim i tillë është marrë pas propozimit që ka ardhur nga u.d. rektori, Ismet Temaj, i cili për këtë çështje është konsultuar edhe me Senatin e UPZ-së.

“Prof. ass. dr. Shemsi Morina u zgjodh u.d. Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore; prof. asoc. dr. Kadri Kryeziu, u zgjodh u.d. prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, dhe prof. ass. dr. Arif Riza u zgjodh u.d. prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë”, shkruan në njoftimin e UPZ-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme