Kryetari i Komunës së Gjakovës thotë se ka takuar sot shumë prindër e mësimdhënës, prej të cilëve ka kërkuar që mësimi të vazhdojë nesër.
“Sot i takova drejtorët e shkollave të komunës së Gjakovës dhe me ta bisedova për mundësinë e përfundimit të grevës së arsimit, pas rritjes së pagave të tyre nga ana e qeverisë. Gjatë ditëve të kaluara kam marr qindra mesazhe nga prindër dhe mësimdhënës të komunës sonë. Shume mësimdhënës janë shprehur të gatshëm për ta vazhduar procesin e mësimit. Ndërsa të gjithë prindërit kanë qenë të brengosur për tej zgjatjen e mos mbajtjes së mësimit për fëmijët e tyre”, citohet të ketë thënë Gjini, përcjell zyra e komunikimit të komunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke i pasur parasysh të gjitha këto, unë kam kërkuar nga drejtoret e shkollave që nesër në mëngjes shkollat të jenë të ngrohta dhe të gatshme për t’i pritur nxënësit. Po ashtu kam kërkuar nga operatorët transportues që i bartin nxënësit për në shkollë që ta fillojnë bartjen. I ftoj të gjithë prindërit që nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, ndërkohe arsimtaret janë të lirë të vendosin se a do ta zhvillojnë procesin e mësimit apo ta vazhdojnë grevës”, ka thënë tutje ai.