Stafi mjekësor në Emergjencën primare që funksionon në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, po kërkojnë shkarkimin e drejtorit të QKMF-së ,Agim Krasniqi, me arsyetimin se po u bën presion mjekëve, infermierëve dhe stafit teknik gjatë kryerjes së punës.
Gjithashtu, stafi i Emergjencës kanë akuzuar edhe kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti, me arsyetimin se familjarët e tij pa të drejtë është kërkuar të trajtohen nëpër dhoma të veçanta në këtë emergjencë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas stafit mjekësor, një rast i tillë ka ndodhur në fund të javës së kaluar derisa po trajtohej një familjar i kryetarit Ahmeti, ndërkohë drejtori i QKMF-së, Agim Krasniqi, e ka futur atë pacient në dhomën e mjekut, e cila nuk është e dedikuar për trajtime të tilla.
Ndërkohë ky veprim është kundërshtuar nga stafi i mjekëve, derisa është dashur të intervenojnë edhe Policia e Kosovës së bashku me kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)