Mbetet pezull projekt-rregullorja për shërbimet publike

Mbetet pezull projekt-rregullorja për shërbimet publike

Feim Azemi 16 January 2019 13:34

Interesimi minimal për diskutim publik lë pezull Rregulloren për shërbimet komunale.

Për këtë projekt-rregullore vitin e kaluar ishin mbajtur dy dëgjime publike, mirëpo interesi i qytetarëve që të kontribuojnë me propozimet e tyre në këtë projekt-rregullore ishte i vogël. Në nëntor të vitit të kaluar ishte kërkuar që Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Inspektoratit të organizonin një takim në të cilin zyrtarët e shërbimeve publike dhe zyrtarët e Inspektoratit do të kontribuonin në draftin përfundimtar sa u përket ndryshimeve dhe plotësimeve në rregulloren për shërbimet publike.

Zyra ligjore e Gjilanit këtë vit ka ripërsëritur kërkesën në adresë të dy drejtorive komunale, ku edhe sugjerohet që të mbahet një punëtori 2-ditore me qëllim harmonizimin e rregullores, e cila duhet të përfundojë në muajin shkurt dhe të procedohet për miratim në Kuvendin Komunal. Shefi i zyrës ligjore, Hevzi Matoshi, deklaron se zvarritja e procesit për këtë projekt-rregullore është kryesisht për shkak të dy drejtorive të cilat edhe më tej nuk po arrijnë që të organizojnë takimin. Ai thotë se zyra ligjore do të jetë e detyruar që të procedojë rregulloren për debat në qoftë se këto dy drejtori dështojnë që të organizojnë takimin e tyre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme