Mbyllen edhe 9 bastore në Ferizaj

Mbyllen edhe 9 bastore në Ferizaj

20 December 2018 15:40

Një aksion i gjerë është zhvilluar këtyre ditëve në kontrollin e lokaleve të lojërave të fatit në Ferizaj, që ka rezultuar me mbylljen edhe të 9 bastoreve që nuk përmbushin kushtet ligjore të dëshmuar përmes dokumentacionit përkatës e që operonin në zonën qendër.

Prej tyre 3 janë rihapur, përkatësisht kanë dëmtuar dyllin e vendosur nga Inspektorati i Komunës, andaj për këtë veprim të kundërligjshëm Inspektorati i Komunës do ta iniciojë rastin në procedurë penale, transmeton kp.

Të gjitha veprimet e ndërmarra këtë vit në mbrojtje të buxhetit familjar dhe shëndetit publik, janë realizuar me autorizimin dhe insistimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu që përfundimisht, Ferizajn ta kthejë në një qendër funksionale, duke garantuar sundimin e rendit dhe ligjit në këtë segment të rëndësishëm të jetës.

Aksioni për mbylljen e lokaleve është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, për të cilën, Komuna e Ferizajt i falënderon publikisht për gjithë mbështetjen e vazhdueshme gjatë tërë vitit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme