Kosovë

Dragashi e përkrah Programin Nacional për Rininë

Dragashi e përkrah Programin Nacional për Rininë
 

Me nënshkrim të memorandumit ndërmjet koordinatorit nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti dhe kryetarit të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, u nis bashkëpunimi për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Programi Nacional për Rininë është i veçantë sepse nuk e përjashton askënd nga gara dhe mundësitë për t’u dalluar dhe për të dalë më i miri. Në program parashihet edhe databaza e cila do t’u mundësojë secilit prind t’i dijë rezultatet e fëmijës së tij. Ky program do të jetë mundësia më e mirë që komuniteti shqiptar në Dragash të thellojë bashkëpunimin me komunitetet tjera”, u shpreh Hoti, transmeton Koha.net.