Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendosen barriera në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, aty ku ndodhin shumë aksidente

Komuna e Lipjanit në kuadër të projektit për sinjalizim horizontal dhe vertikal të rrugëve, të premten, ka vendosur edhe disa barriera në rrugën kryesore “Lidhja e Prizrenit” me qëllim të ngadalësimit të shpejtësisë së automjeteve.

Ndërkohë, para pak ditësh Koha Ditore pati raportuar se pikërisht në këtë vend ishte aksidentuar një grua e moshuar nga dy vetura derisa po e kalonte rrugën me katër kursi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bukurie Zejnullahu- Jashari, shefe për informim në komunën e Lipjanit ka thënë se duke pasur parasysh frekuentimin e madh të qytetarëve në këtë rrugë e cila është në qendër të qytetit, kanë vendosur disa pengesa për ngadalësim të shpejtësisë së automjeteve, për një kujdes më të shtuar nga ana e vozitësve.

“Këto punë janë duke u zhvilluar në kuadër të projektit të sinjalizimi horizontal dhe vertikal i rrugëve të Komunës së Lipjanit”, ka thënë Jashari për KD.

Image