Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka akuzuar përfaqësuesit e kabinetit të kryetarit të Prizrenit dhe këshilltarët e tij politikë për kurdisje të çdo konkursi për punësim në organet komunale.
Udhëheqësi i degës së këtij subjekti politik që është pjesë e koalicionit qeverisës në Prizren, ka theksuar se paraprakisht dihen edhe emrat e atyre që pranohen në punë pavarësisht konkurseve të shpallura. Por këto akuza nuk janë komentuar nga kabineti i kryetarit Mytaher Haskuka.
Berisha, që njëherësh është deputet i Kuvendit të Kosovës përmes rrjeteve sociale ka bërë një sqarim, lidhur me dukurinë e punësimeve në Prizren.\Fisnik Minci.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Vetëvendosje në Prizren ngre akuza për parregullsi, kërkon nisjen e hetimeve
-
Nisma reagon për anulimin e konkursit për mësimdhënës në Prizren
-
Zafir Berisha kandidat i Nismës për Prizrenin
-
PDK-ja në Prizren kërkon tërheqjen e konkluzionit të Haskukës për zyrat e partive
-
Haskuka i jep përkrahje Drejtorisë së Arsimit në Prizren