Arbëri

Peja e ka gati finalizimin e Planit të ri Zhvillimor për 2019-2027

Komuna e Pejës gjendet në fazën e fundit të finalizimit të Planit të ri Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale të Komunës për zhvillimin e kësaj komune për 2019-2027.

Deri në fillim të vitit 2019, Komuna duhet t’i përgatisë këto 2 dokumente të rëndësishme, të cilat përcaktojnë kahun e zhvillimit të Komunës për së paku 8 vjetët e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Në kuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale te Komunës, me qëllim që të ketë një proces të mirëfilltë të planifikimit, Komuna e Pejës me mbështetjen e projektit Fuqizimi i Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhimit të Tokës (FPHMT), financuar nga Ministria Federale e Gjermanisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe të zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), të martën pasdite, në një takim publik me qytetarë, ka prezantuar profilin komunal dhe vlerësimin e gjendjes së PZHK-së.

Konkretisht është prezantuar gjendja ekzistuese dhe prioritete dhe kërkesat që kanë dalë nga takimet publike me qytetarë në zonat urbane dhe ato rurale, si dhe nga një hulumtim i Komunës bërë përmes një pyetësori elektronik në faqen e saj zyrtare.\Ilir Osmanaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)