Autoritetet lokale të Komunës së Prizrenit, të mërkurën, kanë përuruar tabelën me emrin e rrugës “Adem Jashari”.
Sipas tyre kjo ceremoni e realizuar për nder të Festës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, shënon edhe nisjen e funksionalizimit të sistemit të ri të adresave, shkruan sot Koha Ditore.
“Prizreni ka mbetur Komuna e vetme, e cila nuk i ka vendosur tabelat me emra rrugësh”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Ai ka theksuar se Komisioni komunal përkatës e ka kryer vite më parë punën e emërtimit të rrugëve.\Fisnik Minci.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna ende pa vendim për shtatoren e Adem Jasharit, tabela rri e pavendosur në Komunë
-
Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në rrugën "Agim Ramadani" në kryeqytet
-
Shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë, premtimi i radhës pa lokacion
-
Krasniqi: Shtatorja e Adem Jasharit më 28 nëntor vendoset në Prishtinë
-
Hapet në Prishtinë instalacioni me pamje që paraqesin historinë e lavdishme të familjes Jashari