Kosovë

Ankand për 40 lokale afariste me qira në Prizren

Ankand për 40 lokale afariste me qira në Prizren

Komuna e Prizrenit ka ftuar qytetarët e interesuar që t’i paraqesin ofertat e tyre për marrjen në shfrytëzim të rreth 40 lokaleve afariste, që janë në pronësi të kësaj komune.

Në njoftim thuhet se Komisioni komunal për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim ka përcaktuar kushtet për pjesëmarrje, si dhe kriteret për përzgjedhjen e ofertuesve, shkruan sot Koha Ditore.