Kosovë

Bjeshkatarët promovojnë atraksionet turistike të Dukagjinit

 

Tri ditët e kaluara, me pikënisje nga Deçani, është organizuar udhëtimi familjarizues në shtigjet e ecjes “Via Dinarica” përgjatë rajonit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Kjo ecje nëpër bjeshkët ndërkufitare të klubeve bjeshkatare nga Shqipëria dhe Kosova është organizuar nga organizata CDF (Fondit Komunitar për Zhvillim) dhe nga organizata Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në kuadër të projektit ndërkufitar “Zgjerimi i Via Dinarica në Rajonin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë”, shkruan sot Koha Ditore.