Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Me biçikletë nga Shqipëria në Kosovë

Bashkimi Evropian po mbështet një projekt për të gjithë dashamirësit e natyrës që duan të zbulojnë malet e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Bëhet fjalë për krijimin e dy shtigjeve të reja për ecje dhe çiklizëm në distanca të gjata, që fillojnë në Kukës ose Lezhë dhe përfundojnë në Gjakovë, Deçan, Junik ose Pejë.

BE përmes zgjatjes së projektit "Rruga Dinarike" po mbështet krijimin e këtyre shtigjeve që do të lidhin Kosovën dhe Shqipërinë, shkruan ATSH.

E gjithë kjo është pjesë e 1000 km shtigjesh të gjata të pandërprera, me peizazh unik, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm