Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim vendimin e Komunës së Fushë Kosovës për ndërprerje të komunikimit me gazetarët e televizionit Kohavision.
“Ky veprim paraqet shkelje të parimeve për respektimin e transparencës. Ne kërkojmë nga Komuna e Fushë Kosovës që të kërkojë falje për këtë veprim të papranueshëm si dhe ta tërheqë vendimin që ka marrë”, thotë AGK në reagimin e saj.
“Ne e inkurajojmë Komunën e Fushë Kosovës që të krijojë raporte profesionale me mediat, në këtë rast edhe me gazetarët e KTV-së. AGK, kërkon nga institucionet vendore, që të respektojnë Ligjin për Qasje në Dokumente Publike si dhe të jenë të hapura për gazetarët”, shtoi AGK.
Artikuj të ngjashëm
-
AKK hesht vendimin e Fushë Kosovës kundër KTV-së, MAPL thotë se komunat duhet të bashkëpunojnë me mediat
-
AGK reagon ndaj vendimit të drejtorit të ASHNA-s për ndërprerje të komunikimit me gazetaren e KTV-së
-
AGK-ja reagon ndaj pengimit të KTV-së nga Trepça
-
AGK-ja shprehet e shqetësuar për paralajmërimet se VV-ja do t’i bojkotojë disa media
-
AGK-ja del kundër kufizimit të hapësirës për mediat në Kuvend