Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
JETA

“Vaskat e Currelit”, mrekullia e Gjakovës

Këtë javë ekipi i emisionit “Jeta” i Kohavisionit, ka udhëtuar drejt fshatit Kusar të Gjakovës.

Ndryshe nga herë të tjera kur janë sjellë nga afër shpellat e njohura të Kusarit, të cilat vizitohen nga shumë turistë, përmes këtij edicioni vjen një mrekulli tjetër e natyrës së fshatit, siç e quajnë banorët.

Fjala është për “Vaskat e Currelit” një burim i pashtershëm uji, rrjedha e të cilit sipas banorëve, nuk dihet prej nga vjen.

Në verë e në dimër, ky atraksion turistik është tejet i frekuentuar nga vet banorët.

Agim Idrizi, bjeshkatar nga Gjakova, i cili ka arritur t’i vizitojë thuajse të gjitha bjeshkët e trojeve shqiptare, e eksploroi edhe këtë bukuri në fshatin Kusar.

Edhe Historia prapa fotografisë virale dhe ndihmës që ofruan zjarrfikësit pas përmbytjeve në Gjakovë SOT Historia prapa fotografisë virale dhe ndihmës që ofruan zjarrfikësit pas përmbytjeve në Gjakovë

Si dashamirës i natyrës dhe bjeshkëve, Idrizi ka përmendur rëndësinë e ruajtjes së tyre, pasi që siç ka thënë ai, po ndodh krejt e kundërta.

“Vaskat e Currelit” ku buron lumi Currel, për banorët e Kusarit, mbetet ndër vendet më të bukura ku i kalojnë shpesh edhe vikendet.