Nga Tërrnava e Podujevës është realizuar edicioni i ri i emisionit “Jeta” në Kohavision. Prej këtij fshati vjen rrëfimi i Mevlide Vrajollit, fermere e kësaj komune.
Ajo jeton në Prishtinë, por çdo ditë thotë se i bën rreth 30 kilometra udhëtim, vetëm për ta punuar tokën.
Bujqësia është bërë punë primare e saj, prej së cilës i siguron të ardhurat familjare.
Vrajolli thotë se është e diplomuar në fushën e Sociologjisë, por pavarësisht kësaj, deri tani nuk ka arritur të sigurojë një vend pune.
Kjo është arsyeja pse ka zgjedhur bujqësinë si mundësi për të fituar të ardhura.
Edhe
Fermerja që po e përpunon vajin nga bimët mjekuese
Menta, rozmarina e shumë të tjera, janë bimët të cilat i kultivon ajo.
Ndryshe nga 6 vjet më parë, fermerja Mevlide Vrajolli, shprehet se e ka gjetur veten në bujqësi, aq sa nuk do ta ndërronte me asnjë profesion tjetër.