Emisioni “Jeta” këtë javë vjen nga Deçani. Bëhet fjalë për fshatin Belle.
Belle konsiderohet të jetë në mesin e fshatrave më të lashta të Deçanit e njëherësh ndër vendet me potencial të lartë turistik.
Në periudhën e luftës, ky fshat ishte shkatërruar thuajse plotësisht.
Kishin mbetur thuajse vetëm themelet e shtëpive a objekteve dikur të banuara në fshat.
Por, me iniciativë të banorëve Belle tashmë është shndërruar në vend atraktiv, pasi që atje janë ndërtuar vila e restorante, të cilat do të jenë në dispozicion për vizitorët.
Edhe
Familja që shndërroi mullirin mbi 100-vjeçar në vend për turistë
Në pjesën sipër fshatit ndodhet edhe kulla e Demush Tahirit e ndërtuar në vitin 1860, aty ku, sipas Sadri Tahirit, kishin jetuar anëtarët e kësaj familjeje.
Sipas banorëve të kësaj ane, rikthimi i tyre atje e i turistëve për vizita do të jetë shumë më i përshtatshëm falë kushteve infrastrukturore.