Artan Mustafa, njohës i politikave sociale, është i ftuar sonte në “Interaktiv”, për të diskutuar për vendimet e fundit të Qeverisë në detyrë për projektbuxhetin dhe çështjet tjera.
Në mes të paqartësive ligjore e përplasjeve politike, çfarë përmbush projektbuxheti i vitit 2026?
Si e sheh Mustafa rritjen e pensioneve bazë, shtesave për fëmijë e pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik?
A ngushton sadopak pabarazinë shoqërore ky buxhet dhe si i sheh Mustafa kritikat ndaj propozimeve të Qeverisë Kurti?
Çfarë domethënie ka propozimi për rritjen e dyshkallëshe të pagës minimale qe në korrik të 2026-tës parashihet të shkojë në 500 euro?
Për këto dhe më shumë, na ndiqni sonte prej orës 22:50.
