Alban Muriqi, këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë, ka thënë se Kosova ka kapacitet për të pritur të burgosurit nga Danimarka, sipas marrëveshjes që kanë arritur të dy shtetet.
Danimarka do t’i dërgojë 300 të burgosur në Kosovë, në një periudhë prej 10 vjetësh, duke ndarë për këtë marrëveshje rreth 210 milionë euro. Nga to, sipas Muriqit, rreth 60 milionë euro do të shkojnë për energjinë e ripërtërishme dhe për përmirësim të sistemit të drejtësisë.
“Kjo është marrëveshje bilaterale, mes dy shteteve. Ne përfitojmë në kundërvlerë milionëshe financiare, donacione e ata se i largojnë për një kohë një numër të caktuar të të dënuarve dhe zgjidhin e problemit të mbipopullimit. Kosova fiton 210 milionë euro në emër të sundimit të ligjit. 60 milionë euro për 10 vite do të shkojnë në energjinë e ripërtërishme. I dimë kapacitet tona. S’po bëhet fjalë për mbipopullim. Kemi të lira rreth 700 vende. Ata kanë ardhur disa herë dhe i kanë studiuar kapacitetet dhe mundësitë tona”, ka thënë ai.
-
Kosova thotë se ka kapacitet për të burgosurit e Danimarkës, përfitimet shkojnë për energji
-
Muriqi: Pas marrëveshjes me Danimarkën, Kosova duhet t'u thotë "jo" shteteve tjera
-
Muriqi për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën: Do të përfitojë Kosova
-
Danimarka: Marrëveshja me Kosovën për burgjet është në fuqi
-
Kosova konfirmon marrëveshjen me Danimarkën, për 300 të burgosur kompensohet me 210 mln €