Ymer Fejzullahu, kryetarit i Bordit të Zyrës së Rregullatorit Energjetik, ka thënë se “Elektroseveri” nuk ka të drejtë të ofrojë nën çmime të tregut, pasi ZRRE-ja mund t’ia tërheqë licencën.
“Në bazë të ligjeve në Kosovë, nuk lejohet të shkaktojë prishjen e tregut me ofru nën çmime të tregut. Ka të drejtë të nisin hetimet penale nga organet përgjegjëse të Kosovës. ZRRE nëse identifikon se ka prishje të tregut, e tërheq licencën e Autoriteti i Konkurrencës nis hetime”, ka thënë ai në “Interaktiv”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, minimumi i shfrytëzimit të licencës nga “Elektroseveri” është pesë vjet, ndërsa maksimumi 25, shtoi Fejzullahi.
“Nuk është domosdoshmërisht pesë vjet, pasi nëse nuk respektohet licenca, ZRRE-ja ka të drejtë t’ia tërheqë atë”, ka thënë ai.