Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qyteti i Krushevcit dënon posterin me gjuhë të urrejtjes para furrës së shqiptarit

posteri

Qyteti i Krushevcit në Serbi, përmes një reagimi në faqen e tij kanë dënuar gjuhën e përdorur në një poster para furrës së një shqiptari. Në reagim thuhet se qyteti i Krushevcit e dënon fuqishëm çdo formë thirrjeje për diskriminim, përhapje të urrejtjes dhe nxitje të përçarjes mes njerëzve.

Posteri i vendosur para furrës së bukës së pronarit shqiptar në Krushevc, përbëhet nga disa fotografi dhe në mes shkruhet: "Mos e harro Gazimestanin. Mos bli te shqiptarët". 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, shqiptarëve në këtë rast iu është referuar “Shiptarë” që zakonisht serbët e përdorin kur duan t’i nënçmojnë shqiptarët.

“Dëshirojmë të bëjmë të qartë se thirrjet për diskriminim, jotolerancë dhe përçarje nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë qëndrimi i Qytetit të Krushevcit dhe i qytetarëve të tij. Besojmë se ky është një veprim i një individi, ose një përpjekje për të shkaktuar përçarje të panevojshme mes qytetarëve dhe për të dëmtuar reputacionin që Krushevci dhe banorët e tij gëzojnë si njerëz që respektojnë diversitetin dhe çdo person”, thuhet në reagim.

Gjithashtu u bë thirrje që autoritetet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të këtij veprimi.

Ndaj gjuhës së përdorur në këtë poster ka reguar edhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Aleksandar Radovanoviq, duke kërkuar që autori të dënohet publikisht për nxitje të urrejtjes kombëtare.

Ndërsa themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq ftoi studentët që po protestojnë prej muajsh, të mblidhen para kësaj furre të bukës për të treguar solidaritet dhe që janë kundër veprimeve etno-nacionaliste.

Më 28 qershor, gjatë kremtimit të Vidovdanit në Gazimestan, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona kryesisht nga Serbia, prej të cilëve 36 u proceduan para gjykatës për thirrje provokuese me elemente të nxitjes së përçarjes në manifestimin e Vidovdanit, në Gazimestan.

Të pandehurit u dënuan me nga 700 euro gjobë, e ata që nuk janë shtetas të Kosovës, u dënuan edhe me ndalesë futjeje në Kosovë për tre vjet.