Sekretari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, është lavdëruar me projektin ‘’Bashkimi i Qytetit’’ në Ferizaj, duke thënë se ka ardhur koha që ta bëjnë edhe Prishtinën njësoj.
Këto komente Gjoshi i bëri në ‘’Interaktiv’’ të KTV-së, pas përurimit të projektit ‘’Bashkimi i Qytetit’’ në Ferizaj, komunë që udhëhiqet nga Agim Aliu i PDK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo‘’Nëse e fitojmë Prishtinën, do të kemi mundësi të madhe me bë Prishtinën e mirë si dikur Prizrenin apo sot Ferizajn. Na ka ardhur puna ta krahasojmë Prishtinën me Ferizajn, që ka një histori më të shkurtër dhe ka një zhvillim shumë të hovshëm. E ka bashkuar një qytet Agim Aliu. Kemi shembuj të mirë në pesë komunat ku qeverisim’’, shtoi Gjoshi.