Sekretari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, është lavdëruar me projektin ‘’Bashkimi i Qytetit’’ në Ferizaj, duke thënë se ka ardhur koha që ta bëjnë edhe Prishtinën njësoj.
Këto komente Gjoshi i bëri në ‘’Interaktiv’’ të KTV-së, pas përurimit të projektit ‘’Bashkimi i Qytetit’’ në Ferizaj, komunë që udhëhiqet nga Agim Aliu i PDK-së.
‘’Nëse e fitojmë Prishtinën, do të kemi mundësi të madhe me bë Prishtinën e mirë si dikur Prizrenin apo sot Ferizajn. Na ka ardhur puna ta krahasojmë Prishtinën me Ferizajn, që ka një histori më të shkurtër dhe ka një zhvillim shumë të hovshëm. E ka bashkuar një qytet Agim Aliu. Kemi shembuj të mirë në pesë komunat ku qeverisim’’, shtoi Gjoshi.
-
Aliu viziton disa fshatra të Ferizajt: Kumboi zëri i fitores së qytetarëve
-
Aliu shpall fitoren në Ferizaj
-
Hoxhaj zyrtarizon kandidaturën e Agim Aliut për Ferizajn
-
Komuna e Ferizajt ndërton 200 vend-parkingje nëntokësore në projektin “Bashkimi i Qytetit”
-
PDK para Qeverisë: Bllokada e institucioneve po dëmton edhe komunat