Infermieri Fitim Havolli e ka cilësuar keqmenaxhim të jashtëzakonshëm largimin e infermierëve të cilët qenë angazhuar me përkrahjen e Bankës Botërore për menaxhim të pandemisë. Ai ka thënë se Kosova është në situatë të rëndë me numrin e ulët të infermierëve. Ka theksuar se po që se vazhdon me këto shifra të të punësuarish dhe “po që se kthehet patologjia e sëmundjeve në Klinikën Infektive, do të më duhet të kujdesem për 24 pacientë”. “Kjo është e pamundur, sepse më s’do të pranojmë”, ka shtuar ai në Interaktiv.
Artikuj të ngjashëm
-
Ikja e infermierëve, shqetësuese – 270 u larguan për pesë muajt e parë të 2025-s
-
“Punë e rëndë në Ortopedi”, drejtori i klinikës thotë se infermierët po largohen për këtë arsye
-
Infermierët më të interesuarit për t’u larguar nga Kosova në Gjermani
-
Shtatëfishohet numri i infermierëve kosovarë që kërkojnë licencë për të ikur jashtë shtetit
-
Klinikat me shumë pacientë e pak infermierë