Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Tahiri i LDK-së premton përkrahje për bizneset në Vushtrri

Xhafer Tahiri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se në planin e tij 4-vjeçar e ka kompensimin e dëmeve të bizneseve dhe rregullimin modern urban të lagjes ikonike “Pandeli Sotiri”. 

Ai ka zhvilluar një takim me banorët e kësaj lagjeje të mërkurën. Ai në postim në Facebook ka shkruar se 14 lokale janë mbyllur e 100 vende pune janë shuar e bizneset kanë humbur qindra e mijëra euro, për shkak të punëve të pa planifikuara mirë nga pushteti aktual komunal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në lagjen ikonike ‘Pandeli Sotiri’ të qytetit, bashkë me profesorin e kitarës kandidatin tonë shembullor Altin Tërdevci takuam banorët dhe bizneset aty.  S’po them unë asnjë fjalë për këtë lagje, sepse ju e shihni vet çdo ditë, 14 lokale të mbyllura gati 100 vende pune të shuara, qindra mijëra euro humbje bizneseve aty, 0 kompensime të dëmit nga Komuna, krejt kjo për shkak të punëve jo kualitative, të pa planifikuara mirë të Komunës.  Prezenca e babait te Erzenit ishte fort emocionale.  Në planin tonë për 4 vitet e ardhshme do të kompensojmë dëmet bizneseve, do të bëjmë rregullim modern urban të kësaj lagje, e rrugën nga ‘Pandeli Sotiri’ do ta riemërtojmë rruga “Erzen Hyseni””, ka shkruar Tahiri në Facebook.


 

Lexo përditësimet tjera
Zgjedhjte 2025

Dita e pestë e fushatës

Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së pestë të fushatës...