Një person është kapur në qendrën e votimit “Fehmi Agani” në Klinë duke e fotografuar votën.
Menaxheri i qendrës Sami Bardheci ka thënë për KTV-në se për rastin është njoftuar policia dhe tash po merret prokuroria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Personi që e ka fotografuar votën e ka dhënë edhe një emër, që sipas tij, i ka thënë me fotografu votën. Me këtë rast po merret prokuroria”, tha Bardheci.
Ai ka thënë se krahasim me raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor, në këtë qendër kësaj radhe ka më pak votues.