Një person është goditur nga vetura të martën pranë shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.
Rasti thuhet se ka ndodhur rreth orës 11:30.
“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.
Artikuj të ngjashëm