Policia dhe Prokuroria janë mobilizuar në mbështetje të zhvillimit të sigurt të procesit të zgjedhjeve të parakohshme. Por, këto dy institucione kanë alarmuar për ndërhyrje nga jashtë, për të cilat kanë thënë se paraqesin kërcënim serioz për demokracinë, pavarësinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.
Një ditë para zgjedhjeve, autoritetet e sigurisë kanë bërë të ditura masat e ndërmarra, në mbështetje të zhvillimit të sigurt të procesit të zgjedhjeve të parakohshme. Organi i akuzës ka aktivizuar rreth 100 prokurorë, ndërkaq policë janë angazhuar shumëfish më shumë.
Por, në një komunikatë të përbashkët të Policisë dhe Zyrës së Kryeprokurorit, është alarmuar për ndërhyrjet nga jashtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë javëve të fundit, institucionet e zbatimit të ligjit kanë pranuar dhe trajtuar informacione të shumta që ndërlidhen me dyshime për ndërhyrje të jashtme dhe aktivitete të kundërligjshme me qëllim të ndikimit në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. Ndërhyrjet e jashtme në zgjedhje, paraqesin kërcënim serioz për demokracinë, pavarësinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.
Më 19 maj janë arrestuar shtatë serbë të dyshuar për veprat penale që ndërlidhen me cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve dhe ushtrimin e presionit politik në komunën e Graçanicës. Ndërkaq, më 4 qershor, në të njëjtën komunë, është arrestuar edhe një serb tjetër nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin.
“Këto veprime dëshmojnë përpjekjet aktive për ndërhyrje në zgjedhje si dhe vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të luftuar çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë të kundërligjshme në vullnetin e lirë të votuesve”, thuhet tutje në komunikatë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se janë duke vazhduar trajtimin e informacioneve të tjera, si dhe monitorimin e afërt të çdo aktiviteti që mund të cenojë integritetin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Koordinatorja e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, i tha KOHËS se janë angazhuar mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokuroria
“Do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje”, deklaroi Pula.
Prokurorja Pula tha se organi i akuzës tashëm ka disa raste në trajtim, që ndërlidhen me zgjedhjet, përfshirë edhe rastet e publikimit të votës, nga persona të regjistruar për votim me postë.
Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, prokuroria ndërmori numër të madh hetimesh lidhur me tjetërsimin e rezultatit të shumë kandidatëve për deputetë që u bë në qendra komunale të numërimit. Deri tash, është ngritur vetëm një aktakuzë.