Dalja në zgjedhjet e parakohshme të së dielës ka qenë 36.88 për qind, që është afro tetë për qind më e ulët se në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.
Kur janë procesuar gjitha vendvotimet, në total numri i votuesve ka qenë 722 mijë e 932.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDalja më e madhe ishte në komunat me shumicë serbe. Në Ranillug votuan 55.29 për qind, në Zubin-Potok 55.26 për qind e në Leposaviq e Zveçan mbi 54 për qind.
Në Prishtinë dalja ishte 47.02 për qind.
E dalja më e vogël ishte në Dragash 23.87 për qind, pasuar nga Klina me 26.84 dhe Rahoveci 28.25. Dalje e ulët u regjistrua edhe në Gjakovë, ku votuan 29.23 për qind.
Për dallim nga këto shifra, më 28 dhjetor në vendvotimet në Kosovë kishin votuar më shumë se 900 mijë qytetarë apo 44.99 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
