Prokurori i Shtetit ka njoftuar se janë ndaluar 5 persona të dyshuar për kryerje të veprave penale lidhur me të drejtat e votimit. Nga Prokuroria është bërë e ditur se janë raportuar 4 raste në rajonin e Prishtinës, 6 në rajonin e Prizrenit, 2 në rajonin e Pejës, 3 në të Ferizajt dhe dy raste në veri të Mitrovicës.
“Nga të gjitha këto raste kemi 5 persona të ndaluar dhe 12 persona tjerë të liruar në procedurë të rregullt. Prokurorët e shtetit do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave në vendvotime deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit. Me këtë rast Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar me Prokurorin e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme të veprave penale lidhur me këto zgjedhje”, është thënë nga Prokurori i Shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE Policia e Kosovës ka thënë se zgjedhjet kanë kaluar të qeta dhe pa incidente serioze. Ka thënë se ka iniciuar 17 raste penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor, për veprat “cenimi i fshehtësisë së votimit”, “asgjësimi i dokumenteve të votimit”, “keqpërdorim i të drejtës së votimit” dhe “dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin” dhe se lidhur me këto raste, 5 persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
Ka njoftuar se gjatë ditës së zgjedhjeve janë përfshirë mbi 6300 zyrtarë policorë.