Skena të frikshme kishte në stadiumin e Odenses në Danimarkë të dielën mbrëma.
Pas një ore lojë në ndeshjen miqësore mes Danimarkës dhe Ukrainës, Christian Eriksen u rrëzua në fushë. Ylli danez mori trajtim mjekësor për kohë të gjatë, ndërkohë që lojtarët e dy përfaqësueseve formuan një rreth për të mbuluar 34-vjeçarin.Shumë bashkëlojtarë të Eriksenit te Danimarkës janë parë në lot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas shumë minutave heshtje në stadium, Christian Eriksen ishte në gjendje të largohej vet nga fusha. Ai ishte i shoqëruar nga gruaja, ndërsa u përcoll me duartrokitje të gjata të shikuesve.
Ndeshja nuk vazhdoi më. U ndërpre derisa rezultati ishte 2:1 në të mirë të Danimarkës.
Natyrisht kolapsimi në fushë i Eriksenit i la në hije të gjitha zhvillimet e tjera.
Eriksen kishte kolapsuar edhe në Evropianin 2020, të mbajtur në vitin 2021. Ajo skenë në ndeshjen hapëse të Evropianit ndaj Finlandës është prej më emocionueseve në histori të futbollit.
Federata daneze njoftoi se Eriksen është me vetëdije, dhe bazuar në rrethanat, në gjendje të mirë.
Në vitin 2021, Erikseni kishte pësuar arrest kardiak. Atij më pas i ishte vënë një pajisje e njohur si ICD, që është një kombinim i stimuluesit kardiak dhe defibrilatorit. Erikseni iu kthye futbollit disa muaj më pas.
Erikseni aktualisht është lojtar i Wolfsburgut në Gjermani. Më herët këtë javë, mesfushori arriti shifrën e 150 ndeshjeve me Danimarkën.
Pasi u dha sinjali për fundin e ndeshjes me Ukrainën, lojtarët e të dy përfaqësueseve kanë duartrokitur për shikuesit dhe kanë formuar një rreth tjetër. Atyre ua ka mbajtur një fjalim selektori danez.
Mjeku i përfaqësueses daneze ka thënë se Erikseni ka kthyer vetëdijen shumë shpejt. Mjeti që i është vënë futbollistit pritet të tregojë se cila ishte arsyeja e kolapsimit tjetër.
“Christiani është mirë dhe u largua vet nga fusha. Siç e shoh unë, stimuluesi kardiak punoi siç duhet. Ai humbi vetëdijen për pak kohë, por e ktheu shpejtë dhe ne u lidhëm shpejt me të. Tani duhet të ekzaminohet tutje në spital për të kuptuar se çka solli incidentin. Jemi në kontakt me të dhe mjekët në spital. Por Christiani është mirë dhe më ka thënë të përshëndes gjithë lojtarët dhe t’u them se jam mirë”, ka thënë mjeku i përfaqësueses daneze, Morten Boesen.
Bëhet e ditur gjendja shëndetsore e Eriksenit
Gjendja e Christian Eriksenit është e mirë, ka thënë mjeku i përfaqësueses daneze Morten Boesen.
“Christiani është mirë dhe u largua vet nga fusha. Siç e shoh unë, stimuluesi kardiak punoi siç duhet. Ai humbi vetëdijen për pak kohë, por e ktheu shpejtë dhe ne u lidhëm shpejt me të. Tani duhet të ekzaminohet tutje në spital për të kuptuar se çka solli incidentin. Jemi në kontakt me të dhe mjekët në spital. Por Christiani është mirë dhe më ka thënë të përshëndes gjithë lojtarët dhe t’u them se jam mirë”, ka thënë Boesen.
Edhe spikeri zyrtar i stadiumit ku u luajt ndeshja mes Danimarkës dhe Ukrainës, u tha tifozëve se Eriksen është mirë.
Ndeshja u ndërpre pasi Eriksen kolapsoi në fushë.
Erikseni kishte kolapsuar për herë të parë në Euro 2021, në ndeshjen hapëse në mes të Danimarkës dhe Finlandës në Kopenhagë.
Atij i është kthyer vetëdija, ndërsa mediat daneze kanë shkruar se është larguar në këmbë, i rrethuar nga lojtarët e dy përfaqësueseve.