Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në festën e partisë për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, ka uruar ndjekësit e VV-së për Qeverinë “Kurti 4”.
Nga numërimi i më shumë se 99 për qind të votave, VV-ja mbetet e para, por ka marrë afër 43 për qind duke rënë për rreth 8 pikë të përqindjes në krahasim me zgjedhjet e 28 dhjetorit, pa u numëruar ende votat e diasporës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe përqindjen aktuale, VV-ja ka 48 ulëse në Kuvend.
Pavarësisht kësaj, Konjufca e ka quajtur fitoren “madhështore”.
E “fitoren më të rëndësishme deri tash” e ka cilësuar rezultatin e së dielës, kryetarja e partisë Guxo, që është në koalicion me VV-në.