Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, derisa paralajmëroi se javët në vijim do të bashkëpunojë me partitë e tjera për të zgjidhur çështjen e presidentit.  

Gjatë fjalimit në festën me simpatizantët e partisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Kurti ka thënë se partia që udhëheq e ka mbi të gjitha interesin publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Javët në vijim do të takojmë, do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë sepse para së gjithash e mbi të gjitha interesin publik, vullnetin dhe Republikën sovrane të cilit i shërbejmë me devotshmëri. Llogaritni në neve jo vetëm në punën që bëjmë, por edhe në bashkëpunimin që bëjmë”, u shpreh Kurti.

Tutje, ai u shpreh se kjo dekadë do të jetë e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për më pak se shtatë vjet, kjo është fitorja e pestë e LVV-së në zgjedhjet parlamentare. Që së paku kjo dekadë, e unë besoj edhe shumë më shumë, është e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Prandaj edhe në këto zgjedhjet e pesta, u dëshmua që të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë. Ne i bëjmë bashkë edhe punëtorët, edhe ndërmarrjet, edhe infrastrukturën, edhe bujqësinë, edhe kujdesin për nëna e fëmijë, burra e pleq, për djem e vajza. Faleminderit për këtë mbështetje të madhe. Nuk ka vështirësi që nuk e kemi kaluar, edhe atëherë kur është dukur e pamundur, e kemi realizuar. Sepse tash është shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, shtoi Kurti.

Kurti u shpreh se institucionet ekzekutive të vendit janë funksionale, por theksoi se mungon Kuvendi e për këtë pati një porosi për opozitën.

“Jemi të sigurt që te LVV-ja kemi garancinë e mirëqeverisjes dhe se shteti si Republikë është në duar të sigurta. Unë jam kryeministri juaj, herë kryeministër në detyrë e herë në detyrë si kryeministër. Kosova e ka edhe presidenten, u.d. e presidentes Albulena Haxhiu Haxhiu. Sado që festojmë sonte, nesër në ora 8 jemi të gjithë në punë. Ajo çka i mungon Kosovës nuk është qeveria, as presidenti, por Kuvendi. Blloku opozitar nuk shkon në punë. E ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar të shkojë në punë. Shpresojmë që në legjislaturën e 11-të...”, deklaroi ai.

Lexo përditësimet tjera
LIVE: VV-ja feston si e para, por bie në votë

VV-ja mbetet bindshëm e para, opozita rritet