Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Edhe 14 kuti votimi të panumëruara, këto janë rezultatet e partive

Kuti votimi

Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vazhduar me publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa procesi i numërimit tashmë ka arritur në 99.44 për qind të votave të përpunuara, apo janë numëruar 2.484 nga 2.498 kuti votimi.

Sipas rezultateve të publikuara deri tash, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 për  qind ose 297.363 vota. E dyta renditet Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08 për qind apo me 146.108 vota. Lidhja Demokratike të Kosovës ka marrë 17.60 për qind apo 121.987 vota, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 për qind apo 49.712 vota.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas përfundimit të këtyre votave, pritet të nis procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.