Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

zgjedhje - 7 qershor

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të nisë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën. 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se numërimi do të bëhet në qendrat komunale të numërimit dhe se paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Numërimi i votave të subjekteve politike në të gjitha vendvotimet, është përmbyllur të dielën në mbrëmje, më 7 qershor, dhe të gjitha materialet janë dorëzuar në qendra komunale të numërimit”, ka deklaruar Elezi. 

Elezi ka thënë se për fillimin e verfikimit/numërimit në të gjitha komunat dhe për të njoftuar për aktivitetet pas ditës së zgjedhjeve, KQZ-ja në orën 16:30 do të mbajmë konferencë për media.

Bazuar në rezultatet që i ka publikuar KQZ-ja Vetëvendosje sërish ka fituar bindshëm, por me rënie në përqindje krahasuar me rezultatet preliminare të 28 dhjetorit 2025 ku nuk llogariten votat nga diaspora.
Partia në pushtet ka fituar 42.92 për qind kur janë numëruar 99.40 për qind të vendvotimeve. 
E dyta ka dalë sërish PDK-ja me 21.06 për qind.

E treta është LDK-ja me rritjen më të madhe ndër partitë deri tash në opozitë. Kjo parti në rezultatet preliminare ka fituar 17.61 për qind apo rreth 4 për qind më shumë se në zgjedhjet e kaluara. 

Aleanca që në zgjedhjet e kaluara kaloi për pak pragun elektoral, këtë herë e ka kaluar atë shumë më lehtë, duke marrë 7.18 për qind apo 1.5 për qind më shumë.

Dalja në këto zgjedhje ishte shumë më e ulët se më 28 dhjetor 2025.  Më 7 qershor dalja ishte 36.38 për qind, derisa në zgjedhjet e kaluara 44.99 për qind, rreth 200 mijë qytetarë më pak. Votat e diasporës do të numërohen më vonë.