Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka e Rodriguez bëjnë shqiponjën dykrenare, deklarohet federata zvicerane

xhaka

Futbollistët e Zvicrës kanë përcjellë një ndeshje të bejsbollit në San Diego. Në një moment futbollistët e Zvicrës janë paraqitur në ekranin e madh të stadiumit, kurse Granit Xhaka e Ricardo Rodriguez bënë figurën e shqiponjës dykrenare.

Mediumi zviceran Bluewin i ka kushtuar rëndësi kësaj, duke e paraqitur si simbol shqiptar shqiponjën dykrenare dhe të kaluarën e lojtarëve shqiptarë të Zvicrës "me shqiponjë".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Federata zvicerane ka lëshuar një komunikatë për këtë.

"Edhe në ndeshjen ndaj Australisë, një numër i njerëzve me rrënjë shqiptare ishin në stadium dhe kanë përkahur zëshëm Xhakën dhe përfaqësuesen e Zvicrës. Granit Xhaka dhe disa lojtarë të tjerë pas ndeshjes dhanë autografe dhe bënë fotografi me ta", ka shkruar federata zvicerane.

Dhe Xhaka ka vendosur të përshëndesë shqiptarët sërish.

"Në mbrëmje ai shfrytëzoi mundësinë për të përshëndetur sërish komunitetin shqiptar. Kjo nuk ndodhi në fushë dhe nuk ishte pjesë e ngjarjes sportive".