Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qeveria pro-Perëndim e Armenisë fiton zgjedhjet parlamentare

Nikol Pashinyan

Foto: Associated Press

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe partia e tij kanë fituar zgjedhjet që u konsideruan si shumë të rëndësishme për të përcaktuar nëse vendi do të vazhdojë afrimin me Perëndimin.

Partia qendrore “Kontrata Civile” e Pashinyanit ka siguruar 49.8% të votave, ndërsa “Aleanca Armenia e Fortë” ka dalë e dyta me 23.2%. Në vendin e tretë është renditur “Aleanca e Armenisë” me 9.9%.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Votimi i së dielës ishte zgjedhja e parë parlamentare që nga disfata e rëndë ushtarake që Armenia, një vend i vogël i Kaukazit Jugor me rreth tre milionë banorë, pësoi nga Azerbajxhani në vitin 2023.

Zgjedhjet u panë si një provë për përpjekjet e kryeministrit për të thelluar marrëdhëniet me Perëndimin, ndërkohë që vendi përballet me presion ekonomik në rritje nga Rusia, partneri i saj më i madh tregtar dhe aleati tradicional.

Pashinyan, i cili është në pushtet që nga viti 2018, ka shpallur fitoren të hënën pasi rezultatet paraprake treguan se partia e tij kishte siguruar më shumë se 50% të votave.

“Populli armen votoi për paqen, prosperitetin rajonal dhe bashkëpunimin”, ka deklaruar ai pas publikimit të rezultateve.

Zgjedhjet kanë tërhequr vëmendje të konsiderueshme ndërkombëtare. Të hënën, Franca dhe Bashkimi Evropian ishin ndër fuqitë evropiane që e uruan Pashinyanin, duke vlerësuar afrimin e Armenisë me Perëndimin.

Suksesi i partisë “Kontrata Civile” ka ardhur pavarësisht rënies së mbështetjes së brendshme për Pashinyanin, e cila sipas sondazheve ka zbritur nga 54% në vitin 2021 në rreth 30% sot.

Gjithsej 19 parti dhe aleanca kanë marrë pjesë në zgjedhje, por vetëm disa prej tyre fituar vota të mjaftueshme për të siguruar vende në parlamentin kombëtar. Komisioni Zgjedhor ka njoftuar se pjesëmarrja në votime ishte 59%.