Bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku nuk janë përfshirë votat me kusht, ato me postë, si dhe në përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka fituar 42.91 për qind të votave do të ketë 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës, që ka dalë e dyta me 21.12 për qind të votave, do të ketë 24 deputetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhja Demokratike e Kosovës me 17.58 për qind të votave do të ketë 20 deputetë e Aleanca me 7.16 për qind të votave do të ketë 8 deputetë.
Për pakicën serbe janë të rezervuara 10 vende si dhe për pakicat joserbe 10.

