Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të gjejnë kompromis dhe të bashkëpunojnë për të siguruar stabilitet institucional pas zgjedhjeve.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ajo ka uruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për fitoren në zgjedhje, duke vlerësuar gjithashtu procesin zgjedhor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë, dhe veçanërisht për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit”, ka shkruar Kos.
Ajo ka theksuar se përparimi i Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian kërkon bashkëpunim politik dhe gatishmëri për kompromis.
“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, forcat politike duhet tani të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional”, është shprehur ajo.
Komisionerja evropiane ka bërë të ditur gjithashtu se pret të vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt për të avancuar punën në procesin e integrimit evropian dhe në zbatimin e Planit të Rritjes Ekonomike.
“Pres me padurim të rikthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin evropian të Kosovës dhe për të vazhduar punën lidhur me financimin në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike”, ka shkruar Kos.
Congratulations @albinkurti on winning the elections in Kosovo, and importantly on the calm, inclusive and orderly voting process.
For Kosovo to progress on its EU path, political forces must now come together and find compromises to build institutional stability.
I look…