Bitcoini vazhdoi rritjen e fuqishme të enjten, duke arritur rekord të ri historik mbi 111 mijë dollarë.
Sipas të dhënave nga “Coin Metrics”, në orët e hershme të ditës së sotme, vlera e Bitcoinit shkoi deri në 111,886 dollarë përpara se të pësonte rënie dhe aktualisht tregtohet me 111,212 dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas James Butterfill, drejtor i kërkimeve në kompaninë kripto-financiare “CoinShares”, rritja e çmimit të kriptovalutës më të madhe në botë po nxitet nga një kombinim faktorësh: moment pozitiv në treg, optimizëm në rritje rreth rregullimit të kriptos në SHBA, dhe interes i vazhdueshëm nga investitorët.
Kjo rritje po ndodh pavarësisht rënies së tregjeve amerikane të aksioneve të mërkurën, me gjithë zakonin që Bitcoini të ketë lidhje me ta.