Prokurorët në Serbi thonë se nuk ka prova që sugjerojnë se Novak Gjokoviq ka dorëzuar certifikata të falsifikuara të testit Covid tek autoritetet australiane.
Një raport u BBC-së javën e kaluar hodhi dyshime mbi testet, duke sugjeruar se numrat serialë ishin jashtë renditjes me të tjerët në një kohë të ngjashme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTestet u dhanë për ta përjashtuar atë nga rregullat që ndalojnë personat e pavaksinuar.
Autoritetet serbe nuk kanë shpjeguar mospërputhjet e identifikuara nga BBC.
Viza e Gjokoviqit u refuzua dhe ai më vonë u depërtua para fillimit të turneut Austrialian Open. Kjo ishte për shkak të rregullave të vaksinimit kundër COVID, dhe jo me arsyetimin se dokumentet e tij ishin falsifikuar.
Zyra e Prokurorit Publik të Beogradit ka thënë tani se Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se dokumentet ishin autentike.