Delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës është nisur edhe njëherë për në Serbi, ku mbahet Botërori i boksit amator. Këtë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.
“Me sygjerim të Komitetit Olimpik të Kosovës jemi nisur edhe njëherë. Pra është hera e tretë. Jemi rrugës për në Merdare. Sipas KOK-ut nëse nuk na lejojnë sërish të dalim në Serbi, ka gjasë të anulohet i tërë Botërori”, ka thënë Demolli për KOHËN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën dy herë përfaqësuesja e Kosovës në boks është ndalur në kufi me Serbinë. Kjo ka bërë bujë, ndërsa pos institucioneve të vendit ka reaguar edhe AIBA.