SOT

Emisioni “Sot” të enjten i dedikohet shëndetit

Sot - shendeti - mjeku ne studio promo

Të enjten, emisionin e mëngjesit “Sot” ia dedikojmë shëndetit. Nga ora 09:00, në studio do të flasim për kancerin në mushkëri , simptomat dhe trajtimin. Pyetjeve të qytetarëve do t’u përgjigjet pulmologu Besim Morina.

Për shëndetin e të rinjve dhe varësitë nga drogat, sjellim raportin për instalacionin që po lëviz në sheshet e Prishtinës.

Ndërkaq nga ora 08:00, bisedojmë me Sazan Ibrahimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, për të parë se si po i gjen fushata zgjedhore lokale komunat në gjithë vendin.

Këto dhe shumë më shumë, të enjten nga ora 07:00 në emisionin “Sot”.