Goli i shënuar nga mbrojtësi francez, Ruben Aguilar, e vendosi ndeshjen e së premtes mbrëma ndërmjet Lensit dhe Le Havres.
Lensi në kuadër të javës së 20-të të Ligue 1 e mposhti Le Havren me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAguilar e realizoi golin e fitores për vendësit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Lensit iu anulua edhe një gol i Adrien Thomassonit në minutën e 66-të për shkak të prekjes me dorë të topit.
Lensi me këtë fitore është kthyer në pozitën e parë përkohësisht me 46 pikë. Paris Saint-Germaini ka një pikë më pak në vendin e dytë. Por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Le Havre renditet në pozitën e 15-të me 20 pikë.