Skuadra e Lazios e ka fituar ndeshjen ndaj Genoas me gol të minutës së 100-të.
Lazio të premten mbrëma në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A e mposhti Genoan me rezultatin 3:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht Pedro e kaloi në epërsi Lazion në minutën e 56-të. Gjashtë minuta më pas, Kenneth Taylor, i dyfishoi shifrat.
Genoa rezultatin në 2:1 e ngushtoi në minutën e 67-të me golin që e shënoi Ruslan Malinovskyi.
Vitinha e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 75-të.
Por mesfushori italian, Danilo Cataldi, shënoi gol në sekondat e fundit të ndeshjes për t’ia siguruar tre pikët shumë të vlefshme Lazios. Ai u tregua i saktë nga pika e bardhë. Te Lazio në bankën e rezervistëve ishte Elseid Hysaj.
Lazio ka 32 pikë dhe e zë vendin e tetë. Genoa numëron 23 pikë në pozitën e 16-të.