• Shtojca për kulturë e “Kohës Ditore” më 19 korrik, i dedikohet Kampionatit Botëror të Futbollit. Ndër të tjera do të mund të lexoni një analizë përtej futbollit midis tifozëve, politikës dhe komercializmit.
• Se përse Faik Konica e quante “lodrën e topit me këmbët” të cilën “e lozin një grusht burrash dhe mijëra të tjerë bëjnë bast kush do të fitojë”, është një tjetër shkrim në të cilin përfshihet edhe qasjet e Albert Camusit, Jean-Paul Sartreit e Oscar Wildes.
• Po ashtu në këtë temë është edhe shkrimi i Jorge Luis Borgesit për futbollin si dramë e luajtur nga një pëson i vetëm, ku “nuk ka rezultat, nuk ka skuadra, nuk ka ndeshje”.
• “Tradita e kultura jashtë fushës së Botërorit”, është një tjetër shkrim që sjell anën tjetër të futbollit që bashkon zakone, rite e kultura të ndryshme.
Të gjitha tekstet e "Shtojcës për kulturë":