Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të jetë me mot të ndryshueshëm. Kryesisht do të karakterizohet me diell, shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh në disa zona të vendit.
Sipas IHMK-së, temperaturat gjatë javës do të lëvizin në vlera relativisht të larta, me temperatura minimale që do të variojnë nga 8 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 19 deri në 33 gradë Celsius. Në fillim të javës pritet mot më i ngrohtë, ndërsa nga mesi i javës do të ketë depërtim të masave më të freskëta ajrore, duke sjellë ulje të përkohshme të temperaturave.
Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell gjatë orëve të paradites, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave. Në disa zona mund të ketë reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 33 gradë.
Ndërkohë të martën në disa zona parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 32 gradë.
Të mërkurën pritet mot më i paqëndrueshëm, me shtim të vranësirave dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Në disa zona reshjet mund të jenë në formë rrebeshesh dhe të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale nga 13 deri në 16 gradë Celsius dhe maksimale nga 23 deri në 26 gradë.
Ndërsa të enjten moti do të përmirësohet gradualisht. Do të mbajë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale, pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 29 gradë.
Të premten pritet mot pjesërisht i vranët, me intervale me diell. Në disa zona mund të ketë reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites. Temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 19 deri në 24 gradë.
Edhe
Reshje shiu e rrufe gjatë javës së ardhshme
Gjatë dy ditëve të para të javës, për shkak të temperaturave relativisht të larta dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit para zhvillimit të proceseve konvektive, personat me sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore këshillohen të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Reshjet lokale të parashikuara gjatë ditëve të hënë, të martë, të mërkurë dhe të premte do të kontribuojnë në përmirësimin e rezervave të lagështisë në shtresën sipërfaqësore të tokës, megjithëse shpërndarja e tyre do të jetë e pabarabartë. Gjatë zhvillimit të stuhive lokale me shkarkime rrufesh mund të ketë edhe erëra të përkohshme më të fuqishme, prandaj rekomandohet kujdes gjatë kryerjes së punimeve bujqësore në ambiente të hapura.
Dita e enjte sipas IHMK-së paraqitet si dita më e favorshme për kryerjen e aktiviteteve bujqësore, si kositja, korrja, transporti i prodhimeve dhe trajtimet fitosanitare, për shkak të motit të qëndrueshëm dhe mungesës së reshjeve.