Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora tregon se është obsesionuar pas të bërit jetë të shëndetshme

Rita Ora fotografuar nga Zoe McConnell për Womn’s Health Magazine

Rita Ora fotografuar nga Zoe McConnell për Womn’s Health Magazine

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka thënë se është bërë “e fiksuar” pas jetës së gjatë dhe shëndetit.

Në moshën 35-vjeçare, ajo ka treguar se rutina e saj e mirëqenies është bërë një nga prioritetet kryesore në jetën e saj, përkrah muzikës dhe karrierës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë për "Women’s Health", këngëtarja rrëfen se interesimi i saj për shëndetin u rrit sidomos pas të tridhjetave.

Rita Ora fotografuar nga Zoe McConnell për Womn’s Health Magazine

“Kjo puna e jetëgjatësisë, është bërë trend apo jo?”, pyet ajo me humor në fillim të bisedës, përpara se të pranojë se shëndeti është bërë një nga fokuset kryesore në jetën e saj.

Karrierë e gjatë dhe sukses i madh

Rita Ora fotografuar nga Zoe McConnell për Womn’s Health Magazine

Ora ishte vetëm 21 vjeç kur arriti ta marrë vendin e parë në Britani me këngën e saj të parë “Hot Right Now”. Që atëherë, ajo ka bashkëpunuar me artistë si Ed Sheeran dhe Charli XCX, ka mbi 10 miliardë dëgjime në platformat muzikore dhe mban rekordin për numrin më të madh të këngëve në “Top 10” nga një artiste britanike.

Përveç muzikës, ajo ka ndërtuar edhe një karrierë në aktrim, duke luajtur në filmat e franshizës “Fifty Shades of Grey” dhe duke qenë pjesë e jurive në programe si The Masked Singer, The X Factor dhe The Voice.

Aktualisht ajo është duke punuar në albumin e saj të katërt dhe po përgatitet të festojë përvjetorin e katërt të martesës me regjisorin fitues të çmimit “Oscar”, Taika Waititi.

Si filloi interesimi për shëndetin

Rita Ora fotografuar nga Zoe McConnell për Womn’s Health Magazine

Këngëtarja ka thënë se interesimi për mirëqenie filloi për një arsye praktike: ajo donte të mos sëmurej gjatë turneve muzikore.

“Gjithçka filloi sepse doja thjesht të mos sëmuresha në turne, që të mund të jepja shfaqjen më të mirë në skenë”, ka shpjeguar ajo.

Por pas të 30-ave ajo vuri re ndryshime në energji.

“Diçka thjesht ndryshon. Ndodh pothuajse brenda natës. E kuptova se duhej ta trajtoja trupin tim si një atlete”, ka thënë ajo.

Rutinat e saj të shëndetit

Rita Ora fotografuar nga Zoe McConnell për Womn’s Health Magazine

Ora ka zhvilluar disa zakone të përditshme, për të cilat thotë se e ndihmojnë të ndihet më mirë.

Ndër to janë:

-suplemente si adaptogjenë, kërpudha lion’s mane dhe ashwagandha

-kolagjen dhe vitaminë C

-kreatinë dhe vitaminë D

-pluhur “green powder” për ushqyes shtesë

Ajo tregon se në mëngjes pi një litër ujë me pak kripë dhe limon.

“Më zgjon menjëherë”, ka thënë ajo.

Një tjetër zakon që sipas saj ka ndryshuar shumë gjëra është agjërimi me ndërprerje (intermitent).

“Agjërimi ndryshoi gjithçka për mua, funksionimin e trurit, gjumin dhe tretjen”, ka thënë këngëtarja, duke shpjeguar se zakonisht mban një periudhë 12 deri në 16 orë pa ngrënë.

Ushtrimet fizike

Rita Ora fotografuar nga Zoe McConnell për Womn’s Health Magazine

Fillimisht ajo ishte fokusuar vetëm te ushtrimet kardio, por më vonë ndryshoi qasje.

“Më parë përdorja pesha shumë të lehta. Pastaj kuptova se në fakt dua të bëhem më e fortë”, ka shpjeguar ajo.

Sipas saj, ushtrimet nuk kanë të bëjnë vetëm me pamjen fizike.

“Nuk dua që njerëzit të mendojnë se kjo ka të bëjë vetëm me pamjen. Ka të bëjë me mënyrën si ndihem”, ka thënë ylli.

Rutina e saj javore përfshin rreth pesë stërvitje: ecje në pistë me pjerrësi, ushtrime me pesha dhe klasa intensive me ushtrime Pilates-HIIT.

Ankthi dhe terapia

Këngëtarja ka pranuar se për vite me radhë ka përjetuar ankth, pjesërisht për shkak të përvojës së familjes së saj me sëmundjen.

Në vitin 2005, nëna e saj, Vera Ora, u diagnostikua me kancer gjiri në moshën 39-vjeçare.

“Kur sheh një person shumë të afërt duke u dobësuar nga sëmundja, kjo ndikon shumë në ty”, ka thënë ajo.

Ora ka treguar se një sulm paniku gjatë një ngjarje bamirësie në vitin 2016 ishte momenti kur vendosi të kërkonte ndihmë profesionale.

“Ishte një përvojë sikur të isha jashtë trupit tim. Ishte një sinjal se duhej të bëja diçka për këtë”, ka kujtuar ajo.

Sot ajo thotë se terapia është pjesë e rëndësishme e jetës së saj.

“Është mirë të kesh një takim me mjekun përkatës të paktën një herë në javë”, është shprehur ajo.

Familja dhe rrënjët kosovare

Ora dhe familja e saj u larguan nga Kosova gjatë luftës dhe u vendosën në Britani.

Babai i saj, Besnik Ora, fillimisht ka punuar në një piceri përpara se të blinte një pub në Londër, ndërsa nëna e saj u rikualifikua për të ushtruar profesionin e psikiatres.

Këngëtarja ka thënë se përvoja e emigrimit e ka bërë të ndiejë përgjegjësi për të folur për mundësitë e njerëzve që vijnë nga vende të tjera.

“Kjo është shtëpia ime dhe emigrimi i prindërve të mi më dha një jetë të mrekullueshme”, ka thënë ajo.

Planet për të ardhmen

Përveç albumit të ri, ajo ka përfunduar xhirimet e filmit “Voltron” dhe është e përfshirë në disa projekte të tjera artistike.

Në të njëjtën kohë, ajo vazhdon të eksplorojë metoda të reja për shëndetin, si terapia me dritë të kuqe, oksigjenoterapia dhe trajtime të tjera që lidhen me jetëgjatësinë.

Megjithatë, këngëtarja ka thënë se po përpiqet të jetojë më shumë në të tashmen.

“Po përpiqem ta shijoj procesin dhe jo të mendoj vazhdimisht se çfarë do të thonë të tjerët. Më duket se tani po e kuptoj vërtet këtë”, ka përfunduar ajo.