Ylli 46-vjeçar ka reflektuar mbi “Roast of Kevin Hart” të fundit në Netflix dhe ka komentuar reagimet e ashpra ndaj batutës së komedianit Tony Hinchcliffe, i cili përmendi George Floydin, i vrarë nga policia në vitin 2020.
“Komuniteti i zi është shumë krenar për ty. Tani për tani, George Floyd po na shikon nga lart duke qeshur aq shumë sa nuk mund të marrë frymë”, kishte thënë Hinchcliffe drejtuar Hartit në një ngjarje e cila është e famshme dhe ku të pranishmit thumbojnë një person, e kësaj radhe në qendër ishte Kevin Hart.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke reaguar ndaj kësaj batute në podcastin “The Breakfast Club”, Hart pranoi se kjo batutë nuk ishte e duhura.
“Po, batuta për George Floydin nuk ishte me shije për kulturën tonë dhe për publikun tonë, por publiku që e shikon ngjarjen e kupton pse po bëhet. E kupton pse humori racor është pjesë e tavolinës. Nuk u shokova. Kjo është ajo që ata bëjnë. Shikoni ‘The Roast of Tom Brady’, sepse këtë bëjnë. Ndodh çdo vit kur organizohet një roast. Nuk është diçka e re”, ka thënë ai.
Vëllai i George Floydit, Terrence Floyd, ka qenë kritik ndaj Hartit pse nuk ndërhyri pas batutës, ndërsa më herët në të njëjtin podcast kishte deklaruar se aktori duhej të kundërshtonte më shumë.
Hart u pyet nëse mendonte se batuta e yllit të “Kill Tony” për Floydin kishte “shkuar shumë larg”.
“Është Tony Hinchcliffe. Nuk pres më pak prej tij. Nuk pres as më shumë”, është përgjigjur ai.
Edhe pse aktori pranoi se ai vetë nuk do të përdorte materiale të tilla, ai tha se nuk ishte “i çmendur” pas atyre batutave.
“Tony Hinchcliffe, ndoshta, kishte performancën më të mirë ose një nga më të mirat. Edhe Pete Davidson kishte një performancë shumë të mirë. Pete kishte edhe një batutë për Charlie Kirk. A do t’i bëja unë ato batuta? Jo. Por a e kuptoj pse tregohen? Po. Nuk e mendoj Peten si të çmendur. As Tonyn. Kjo është ajo që e di se do të bëni. E njoh stilin tuaj të humorit”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Hart u bëri thirrje fansave që ta “largojnë” atë nga debati rreth materialit ofendues.
“Çfarëdo që të jetë debati, përgjigjja ime është e thjeshtë. Më hiqni mua prej saj. Unë nuk e thashë atë. Nëse jeni të zemëruar që mbrëmja vazhdoi, kjo është një bisedë tjetër. Nuk kishte asgjë që mund të bëja. Ishte një produksion… Ndaloni së foluri sikur e kam thënë unë”, ka thënë ai.
Ylli i “Saturday Night Live”, Michael Che, nuk mori pjesë në eventin live të Netflixit, por ai vuri në dukje ndryshimin në stilin e humorit mes të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë.
Duke postuar në Instagram pas transmetimit, ai shkroi: “Të bardhët dhe njerëzit me ngjyrë bëjnë shaka ndryshe. ‘Roasti’ i njerëzve me ngjyrë është si: ‘Shikoni këpucët e këtij tipi!’. ‘Roastet’ e të bardhëve janë si: ‘Skllavëria, matematika, adoleshentë të vrarë, krime seksuale, sharje, sekrete familjare.’ Të bardhëve nuk ua ndien fare për këpucët e tyre.”