Një person është ndaluar në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale “deklarim i rremë nën betim”, pas një seance gjyqësore të mbajtur të martën.
Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatë ka dhënë deklaratë që ka dalluar nga ajo e dhënë më herët në polici lidhur me të njëjtin rast.
Në seancë ishte i pranishëm edhe prokurori i çështjes, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për deklarim të rremë nën betim.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet se gënjeu për ryshfet, arrestohet për deklarim të rremë
-
Arrestohet një i dyshuar për deklarim të rrejshëm në seancë gjyqësore
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për dhunim
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet